Prishtinë, 1 shtator 2016 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian z.Ramadan Ilazi, ka pritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, shefen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë znj. Nataliya Apostolova, të cilës i ka dëshiruar mirëseardhje në emër të Qeverisë së Kosovës.
Zëvendësministri Ilazi duke i uruar suksese në drejtimin e këtij institucioni, ka siguruar përfaqësuesen e BE-së se institucionet e Kosovës e veçanërisht Ministria e Integrimit Evropian do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë dhe të shkëlqyer me Zyrën e BE-së në Prishtinë.
Po ashtu ka theksuar përkushtimin e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për avancimin e agjendës evropiane të vendit të cilën ka thënë se do ta shtyjmë para bashkërisht.