Mbahet takimi i pestë i Këshillit Kombëtar për Investime

Prishtinë, 29 nëntor 2016 – Sot, nën-bashkëkryesimin e Ministrit Hoti dhe Zëvendes Ministres Statovci-Demaj, u mbajt takimi i pestë i Këshillit Kombëtar për Investime. Gjatë takimi, Këshilli u njoftua mbi progresin në zbatimin e projekteve nga klauzola e investimeve. Njëkohësisht, Këshilli miratoj këto projekte për përfshirje në kluazolen e investimeve:

• Themelimi i e-qendrave testuese dhe rritja e mëtejshme e shërbimeve të e-edukimit për arsimin para-universitar në Kosovë
• Projekti për zonat industriale të Kosovës
• Rehabilitimi dhe instalimi i rrjeteve të ujërave të zeza, si dhe rregullimi i shtratit të lumenjëve Caralevë, Petrovë dhe Shtime
• Sistemi i Furnizimit me ujë në Graçanicë

Në fund, Këshilli u njoftua për aplikacionin e radhës në kuadër të raundit të ardhshëm të Kornizës Investuese për Ballkanin Perendimor, respektivisht kërkeses për grant investiv në vlerë prej 60.52 milion EURO për ndërtimin e segmentit të magjistrales Besi – Merdare.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors