Shpallen përfituesit e projekteve për subvencionim nga MIE

Prishtinë, 27 mars 2017 – Sot, Zëvendës Ministrja e Integrimit Evropian, Znj. Anila Statvoci -Demaj priti në takim përfituesit e projekteve të subvencioneve të cilët do ti kontribuojnë ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për procesin e integrimit evropian.

Si çdo vit me radhë, Ministria e Integrimit Evropian edhe këtë vit ka shpallur ftesën publike për subvencionimin e projekteve në fushën e integrimit Evropian.

Zëvendës Ministrja Statovci – Demaj, theksoi se MIE ka një buxhet shumë të kufizuar në kuadër të subvencionimit të projekteve por gjithnjë shqyrtohet mundësia e përzgjedhjes së projekteve inovative që përkundër shumës së vogël financiare kanë ndikim të madh në sensibilizimin e qytetarevë për procesin e integrimit Evropian.

Znj. Statovci -Demaj tha se: “Në kuadër të këtij raundi të projekteve kemi pasur një interesim të madh të shoqërisë civile, me ç’rast kemi pranuar 153 projekte për subvencionim. Duke pasur parasysh konkurrencën e jashtëzakonshme, ka qenë vështirë të bëhet përzgjedhja e 12 projekteve më të mira, por që komisioni përzgjedhës është përcaktuar për projektet që do të ofrojnë efektin maksimal në ngritjen e vetëdijës së qytetarëve për temat e Integrimit Evropian të republikës së Kosovës.”

Ajo i uroi përfituesit për punën dhe mundin e investuar në përgaditjen e projekteve dhe i ftoi që edhe në të ardhmen të kenë bashkëpunime të tilla dhe të rritet interesimi i shoqërisë civile për të qenë pjesë sa më aktive e procesit të integrimit evropian.

 

Në linkun në vijim gjeni të bashkangjitur listën e përfituesve të projekteve për subvencionim nga MIE: #Linku 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors