Ministrja Ahmetaj u takua me shefin e Zyrës së UNICEF në Kosovë Z. Co

Prishtinë, 20 Korrik 2017 – Ministrja Ahmetaj priti sot në takim Drejtorin e Zyrës së UNICEF në Kosovë, z. Brandao Co, z. James Mugaju zëvendë Drejtor i Zyrës dhe z. Agron Gashi.

Me këte rast Ministrja Ahmetaj falenderoi z. Co për bashkëpunimin dhe kontributin shumëvjeçar të zyrës së UNICEF’it në Kosovë e cila ka mbështetur Kosovën në shumë fusha si shëndetësia, arsimi dhe mirëqenia sociale, për të rimëkëmbur zhvillimin e sajë.

Temë qëndrore e diskutimit ishte bashkëprendimi i politikave dhe kontributit të drejtëpërdrejtë për grupet e margjinalizuara dhe riintegrimin e përsonave të riatdhesuar. Respektivisht sigurimi i kujdesit shëndetësorë dhe arsimi primarë për fëmijët e të gjitha komuniteteve nga këto dy kategori të sipërpërmendura.

Nga ana e sajë Ministrja Ahmetaj bazuar nga Raporti i Vendit i Komisionit Evropian, theks të veçantë vuri mbi bashkëprendimin e aktiviteteve me qëllim të arritjes së suksesit sa më të madhë për grupet të cilat përkrahja është shumë e nevojshme.

Ndërsa z. Co, ishte mirënjohës interesimit dhe punës që institucionet e Kosovës që janë duke bërë për të përkrahur fushatat në ndihmë të përsonave në nevojë.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors