Ministrja Hoxha merr përkrahjen nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, O’Connell për reformat

Prishtinë, 26 Tetor 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z.Ruairi O’Connell.

Ministrja Hoxha në takim vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Mbretëria e Bashkuar për Kosovën në  zhvillimin e vendit dhe përkrahjes në arenën ndërkombëtare.

Në takim, u diskutua për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, dhe për reforma të rëndësishme e mëse të duhura vecanërisht për sundimin e ligjit.

Ambasadori O’Connell ia konfirmoi Ministres Hoxha përkrahjen e fuqishme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në arenën ndëkombëtare dhe ritheksoi përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar në procesin e shtetndërtimit dhe avancimit në marrëdhëniet e jashtme.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors