ME KËRKESË TË MINISTRES DHURATA HOXHA, MIRATOHET IPA 2016 ME VLERË 71.15 MILION EURO

Prishtinë, 29 Shtator 2017 – Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrja Dhurata Hoxha prezantoi para Kabinetit qeveritar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare IPA 2016.

Kjo marrëveshje financiare, theksoi Ministrja Hoxha, rregullon zbatimin e programit IPA 2016, pjesa e parë që përfshin 6 projekte të cilat do të ndihmojnë përafrimin me legjislacionin e BE-së, të drejtat e komuniteteve, rritjen e konkurrueshmërisë për ndërmarrjet kosovare, si dhe përkrahjen për lidhjen më të mirë të arsimit me tregun e punës dhe politikat sociale.

Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e asistencës së IPA-s dhe përfitimet që ka Kosova dhe qytetarët e saj nga kjo asistencë, duke kërkuar përkushtim nga të gjitha institucionet për të zbatuar këtë Marrëveshje Financiare.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors