

Ministri i Punëve të jashtme të Islandës, Gudlaugur Thór Thórdarson, theksoi se Islanda ka përkrahur Kosovën deri më tani, ashtu do të jetë edhe në të ardhmen, jo vetëm për lëvizjen e lirë por edhe integrimin në organizatat ndërkombëtare.
Ministrja Hoxha ka falënderuar ministrin islandez, Gudlaugur Thór Thórdarson, për gatishmërinë e përkrahjes së këtij vendi mik për integrim të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe theksoi angazhimin e të gjitha institucioneve për thellimin e bashkëpunimit me këtë vend mik.