Ministrja Hoxha për Autostradën, Kryevepër e Republikës që pasqyron energjinë dhe dinamikën e synimeve tona

Prishtinë, 29 Maj 2019 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, dhe këtë rast ka shkruar për Autostradën se “është kryevepër e Republikës tonë që pasqyron energjinë dhe dinamikën e synimeve tona, për shekullin XXI, duke lidhur dy kryeqytetet, dy kryeqendrat, dy krahët e kësaj pjese të Ballkanit”.

Ja postimi i Ministres Hoxha:

“Autostrada “Arbën Xhaferi”, është kryevepër e Republikës tonë që pasqyron energjinë dhe dinamikën e synimeve tona, për shekullin XXI, duke lidhur dy kryeqytetet, dy kryeqendrat, dy krahët e kësaj pjese të Ballkanit.

Kjo rrugë, do ta shtojë vlerën e shtetit tonë dhe lehtësimin e avancimeve të reja për qytetarët e kësaj pjese të Evropës!

Urime Kosovë, urime qytetarë, gëzuar!”

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors