Emri i Projektit: Mekanizmi për Zhvillimin e Kapaciteteve Njerëzore për integrim Evropian
Aktiviteti: Vizitë studimore në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut
Pjesëmarrësit: Gjykata Themelore, Prishtinë; Prokuroria Themelore, Prizren; Institucioni i Avokatit të Popullit; Gjykata Kushtetuese; Ministria e Integrimit Evropian
Data: 07 – 10 tetor 2019
Qëllimi dhe programi i vizitës
Në kuadër të aktiviteteve të financuara nga projekti mbështetës i Qeverisë së Luksemburgut në kuadër të Mekanizmit për Zhvillimin e Kapaciteteve Njerëzore për integrim evropian që menaxhohet nga Ministria e Integrimit Evropian, si komponentë e Kapitullit 23, përkatësisht pjesës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është realizuar vizita studimore në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Francë.
Vizita kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të institucioneve kyçe në aplikimin e mekanizmave ndërkombëtar në fushën e të drejtave të njeriut, posaçërisht Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut dhe pranueshmërinë e rasteve pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjatë vizitës pjesëmarrësit patën mundësi të takohen me zyrtarë të lartë të Gjykatës si dhe gjyqtarë nga Shqipëria. Gjithashtu delegacioni u prit nga znj. Mimoza Ahmeti në Konsullatën e Kosovës në Strasburg.
Përftimet/mësimet e nxjerra për institucionet
Përmes kësaj vizite pjesëmarrësit kishin mundësinë e shkëmbimit të përvojave, avancimin e njohurive në këtë fushë, thellimin e kontakteve dhe bashkëpunimit si dhe përgatitjen e tyre profesionale në aplikimin e mekanizmave ndërkombëtarë për të drejta të njeriut.
