Programet me shumë përfitues në kuadër të IPA-s ofrojnë ndihmë financiare të BE-së për projekte që kërkojnë bashkëpunim ndërmjet disa vendeve përfituese (sikurse janë strukturat rajonale, rrjetet e ekspertëve ose nëpunësve civilë) ose për të trajtuar çështje të natyrës ndërkufitare. Ndihma përfshin:
Bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare (ku përfshihet edhe pjesa që mbulon kontributin e BE-së në kuadër të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor);
Dialogu dhe zhvillimi i shoqërisë civile;
Projektet arsimore;
Projektet për të ndihmuar përfituesit të përmbushin kërkesat për anëtarësim në BE dhe të përafrojnë standardet e tyre me BE-në.