Kryenegociatori i Kosovës me BE-në dhe Koordinatori Kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, mori pjesë në tryezën “Rruga e Kosovës drejt BE-së pas bllokadës politike: Nga momentumi te reformat”, organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)

Kryenegociatori i Kosovës me BE-në dhe Koordinatori Kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, mori pjesë në tryezën “Rruga e Kosovës drejt BE-së pas bllokadës politike: Nga momentumi te reformat”, organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

Z. Zulfaj theksoi se, me Kuvendin tashmë funksional, po punohet me angazhim maksimal për të përshpejtuar reformat.

Deri në dhjetor duhen përmbushur 22 hapa të Agjendës së Reformave, me vlerë rreth 131 milionë euro. Nëntë prej tyre kërkojnë miratimin projektligjeve. Edhe projektligjet që mbetën pa u miratuar brenda afatit të qershorit u proceduan sapo Kuvendi u funksionalizua. Pavarësisht humbjes së fondeve përkatëse, reformat mbeten prioritet për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin me BE-në.

Z. Zulfaj falënderoi GLPS-në për ftesën dhe theksoi rëndësinë e shoqërisë civile në monitorimin e Agjendës së Reformave dhe në dhënien e propozimeve konkrete për zbatimin e saj. Koordinimi institucional dhe bashkëpunimi transparent me shoqërinë civile mbeten thelbësorë për përmbushjen e reformave.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors