Më 15 dhjetor të vitit 2022, në Pragë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dorëzoi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë Presidencës çeke të Këshillit të BE-së. Ky moment historik shënoi një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të Kosovës në BE dhe krijoi një lidhje të veçantë mes Kosovës, Çekisë dhe qytetit të Pragës

Më 15 dhjetor të vitit 2022, në Pragë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dorëzoi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë Presidencës çeke të Këshillit të BE-së. Ky moment historik shënoi një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të Kosovës në BE dhe krijoi një lidhje të veçantë mes Kosovës, Çekisë dhe qytetit të Pragës.

Tani, në prag të katërvjetorit të aplikimit, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, realizoi një vizitë në Pragë, me fokus në avancimin e aplikimit të Kosovës dhe hapat e ardhshëm drejt marrjes së statusit të vendit kandidat.

Gjatë vizitës, Zulfaj, i shoqëruar nga Ambasadorja, Albesjana Iberhysaj Kapitaj, zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve çeke dhe personalitete me përvojë në procesin e integrimit evropian. Ai u takua me znj. Edita Hrdá, të dërguarën e Qeverisë çeke për Ballkanin, dhe z. Tomáš Szunyog, ish-Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Çekisë, u prit nga znj. Hana Hubáčková, drejtoreshë e përgjithshme e Seksionit për Evropën, ndërsa zhvilloi edhe një takim me z. Ondřej Matoušek nga Zyra e Qeverisë çeke. Në kuadër të shkëmbimit të përvojave mbi procesin e integrimit evropian, Zulfaj u takua edhe me z. Pavel Telička, ish-Kryenegociatorin e Çekisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në përfundim të vizitës, Zulfaj zhvilloi takime të ndara në Senatin çek me z. Pavel Fischer, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe Siguri, dhe z. Jan Schiller, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane.

Diskutimet u përqendruan në avancimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE dhe rolin aktiv që Republika Çeke mund të luajë në këtë proces. Përvoja e Çekisë në negociatat e anëtarësimit, forcimi i bashkëpunimit parlamentar dhe siguria rajonale ishin gjithashtu ndër temat e vizitës.

Zulfaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë për Kosovën, veçanërisht rolin e saj gjatë Presidencës së Këshillit të BE-së në vitin 2022. Ai shprehu mirënjohje edhe për kontributin e mbi 8.000 ushtarëve dhe pjesëtarëve të personelit nga Republika Çeke që kanë shërbyer në Kosovë, duke kontribuar në sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në rajon.

Praga, ku Kosova dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE, mbetet e lidhur ngushtë me këtë proces.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors