Në Parlamentin Evropian në Bruksel, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, takoi eurodeputetin bullgar, z. Ilhan Kyuchyuk, kryetar i Komisionit për Çështje Ligjore në Parlamentin Evropian.
Kryenegociatori Zulfaj e falënderoi z. Kyuchyuk për ftesën për të marrë pjesë në forumin “BE takon Ballkanin”, të mbajtur muajin e kaluar në Sofje, në kuadër të të cilit zhvilloi edhe një takim bilateral me Ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, znj. Velislava Petrova-Chamova.
Gjatë takimit me z. Kyuchyuk u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, interesin dhe rolin e Bullgarisë në avancimin e procesit të zgjerimit të BE-së, si dhe për hapat e ardhshëm në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përfshi marrjen e statusit kandidat dhe hapjen e negociatave për antarësim.
Kryenegociatori Zulfaj e falënderoi z. Kyuchyuk për mbështetjen e Bullgarisë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE.





