Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së në kuadër të IPA dhe WBIF.
Dje Bashkimi Evropian miratoi projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026–2027, në vlerë prej 180.5 milionë euro. Këto fonde do të mbështesin fusha prioritare për vendin: mjedisin dhe veprimet klimatike, energjinë, migrimin dhe menaxhimin e kufijve, përafrimin me BE-në dhe qeverisjen e mirë, konkurrueshmërinë dhe sundimin e ligjit.
Rreth gjysma e fondeve do të shkojnë për investime infrastrukturore, ndërsa pjesa tjetër në formë grantesh për institucionet dhe asistencë teknike.
Përveç kësaj, janë miratuar edhe tri grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), në vlerë prej 25.9 milionë euro, për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Podujevë (në bashkëpunim me BERZH), hidrosistemin Ibër-Lepenc dhe segmentin e autostradës Qafë e Duhlës–Banullë.
Këto fonde do të forcojnë kapacitetet tona institucionale dhe përafrimin me standardet e BE-së si dhe sjellin përfitime konkrete për qytetarët dhe zhvillimin e vendit.
Detajet në grafikët e bashkëngjitur 👇 🇽🇰🇪🇺


