Zyra për Kriteret Ekonomike dhe Tregun e Brendshëm është njësi organizative e Zyrës së Kryeministrit e cila e cila është përgjegjëse për koordinimin e zbatimit të reformave për integrim në Bashkimin Evropian në fushat në kuadër të kritereve ekonomike (ku bëjnë pjesë këto fusha: Ekzistenca e ekonomisë funksionale të tregut, dhe Kapaciteti për t’u përballur me presionin e konkurrencës dhe forcat e tregut brenda Unionit), si dhe në kapitujt negociues në vijim:
- Kapitullin 1: Lëvizja e lirë e mallrave;
- Kapitullin 2: Liria e lëvizjes së punonjësve;
- Kapitullin 3: E drejta e themelimit dhe liria e ofrimit të shërbimeve;
- Kapitullin 4: Lëvizja e lirë e kapitalit;
- Kapitullin 5: Prokurimi publik;
- Kapitullin 6: E drejta e kompanive;
- Kapitullin 7: E drejta e pronësisë intelektuale;
- Kapitullin 8: Politikat e konkurrencës;
- Kapitullin 9: Shërbimet financiare;
- Kapitullin 16: Tatimet;
- Kapitullin 17: Politikat ekonomike dhe monetare;
- Kapitullin 18: Statistikat;
- Kapitullin 19: Politikat sociale dhe punësimi;
- Kapitullin 20: Ndërmarrjet dhe politikat e industrisë;
- Kapitullin 22: Politikat rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore (pjesërisht);
- Kapitullin 25: Shkenca dhe kërkimet shkencore;
- Kapitullin 26: Arsimi dhe kultura;
- Kapitullin 28: Mbrojtja e konsumatorit dhe e shëndetit publik;
- Kapitullin 29: Unioni Doganor;
- Kapitullin 30: Marrëdhëniet me jashtë;
- Kapitullin 32: Kontrolli financiar;
- Kapitullin 33: Dispozitat financiare dhe buxhetore.
Funksionet
Në kuadër të fushave dhe kapitujve të sipërpërmendur, Zyra për Kriteret Ekonomike dhe Tregun e Brendshëm ushtron këto funksione:
- Përafrimin e politikave të Republikës së Kosovës me ato të BE-së në këto fusha;
- Pjesëmarrjen në hartimin e tyre dhe ofrimin e opinioneve profesionale për përafrimin e tyre me kërkesat e acquis-së së BE-së dhe standardet evropiane;
- Monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të tyre;
- Koordinimin e përgatitjes së dokumenteve kryesore kombëtare të politikave për integrim në BE në këto fusha dhe monitorimin e zbatimit të tyre.
Koordinimi me BE
Kjo zyrë gjithashtu koordinon dialogun e reformave me BE-në në këto fusha dhe kapituj përmes bashkë-kryesimit të katër nënkomiteteve të stabilizim-asociimit BE – Kosovë:
- NK për Tregti, Industri, Dogana dhe Tatime,
- NK për Tregun e Brendshëm dhe Konkurrencën,
- NK për Çështje Ekonomike, Financiare dhe Statistika, dhe
- NK për Inovacion, Shoqëri të Informacionit dhe Politika Sociale.
Gjithashtu, ajo koordinon katër Grupet Punues Sektoriale për Integrim Evropian (GPSIE):
- GPSIE për Tregti, Industri, Dogana dhe Tatime,
- GPSIE për Treg të Brendshëm dhe Konkurrencë,
- GPSIE për Çështje Ekonomike e Financiare dhe Statistika,
- GPSIE për Inovacion, Shoqëri të Informacionit dhe Politika Sociale.
Zyra ofron mbështetje profesionale në funksionimin e tyre dhe të strukturave negociuese për anëtarësim në BE në këto fusha e kapituj.
Raportimi
Zyra për Kriteret Ekonomike dhe Tregun e Brendshëm gjithashtu përgatit raporte të rregullta për Komisionin Evropian mbi zbatimin e reformave për integrim në BE në fushat dhe kapitujt e sipërpërmendur.
Divizionet
Në kuadër të Zyrës për Kriteret Ekonomike dhe Tregun e Brendshëm bëjnë pjesë këto divizione:
- Divizioni për Ekonomi, Zhvillim Rajonal dhe Statistika;
- Divizioni për Tregun e Brendshëm dhe Tregtinë;
- Divizioni për Politika Sociale, Arsim dhe Shëndetësi.