Zyra për Kriteret Ekonomike dhe Tregun e Brendshëm është njësi organizative e Zyrës së Kryeministrit e cila e cila është përgjegjëse për koordinimin e zbatimit të reformave për integrim në Bashkimin Evropian në fushat në kuadër të kritereve ekonomike (ku bëjnë pjesë këto fusha: Ekzistenca e ekonomisë funksionale të tregut, dheKapaciteti për t’u përballur me presionin e konkurrencës dhe forcat e tregut brenda Unionit), si dhe në kapitujt negociues në vijim:
Në kuadër të fushave dhe kapitujve të sipërpërmendur, Zyra për Kriteret Ekonomike dhe Tregun e Brendshëmushtron këto funksione përmes përafrimit të politikave të Republikës së Kosovës me ato të BE-së në këto fusha, pjesëmarrjes në hartimin e tyre dhe ofrimit të opinioneve profesionale për përafrimin e tyre me kërkesat e acquis-së së BE-së dhe standardet evropiane, monitorimit e vlerësimit të zbatimit të tyre, si dhe koordinimit të përgatitjes së dokumenteve kryesore kombëtare të politikave për integrim në BE në këto fusha dhe monitorimit të zbatimit të tyre.
Kjo zyrë gjithashtu koordinon dialogun e reformave me BE-në në këto fusha dhe kapituj përmes bashkë-kryesimit të katër nënkomiteteve të stabilizim-asociimit BE – Kosovë (NK për Tregti, Industri, Dogana dhe Tatime, NK për Tregun e Brendshëm dhe Konkurrencën, NK për Çështje Ekonomike, Financiare dhe Statistika, dhe NK për Inovacion, Shoqëri të Informacionit dhe Politika Sociale) dhe të katër Grupeve Punues Sektorialepër Integrim Evropian (GPSIE për Tregti, Industri, Dogana dhe Tatime, GPSIE për Treg të Brendshëm dhe Konkurrencë, GPSIE për Çështje Ekonomike e Financiare dhe Statistika, dhe GPSI për Inovacion, Shoqëri të Informacionit dhe Politika Sociale), si dhe koordinimit dhe ofrimit të mbështetjes profesionale në funksionimin e tyre dhe të strukturave negociuese për anëtarësim në BE në këto fusha e kapituj.
Zyra për Kriteret Ekonomike dhe Tregun e Brendshëm gjithashtu përgatit raporte të rregullta për Komisionin Evropian mbi zbatimin e reformave për integrim në BE në fushat dhe kapitujt e sipërpërmendur.
Në kuadër të për Kriteret Ekonomike dhe Tregun e Brendshëm bëjnë pjesë këto divizione:
Ndërtesa e Qeverisë, Sheshi “Nëna Terezë”
2025 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Integrimi Evropian