Zyra për Koordinimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit (ZKPSA)

1. Përshkrimi i Përgjithshëm

Zyra për Koordinimin e Procesit të Stabilizim–Asociimit është njësi organizative e Zyrës së Kryeministrit, e cila ka përgjegjësi për koordinimin e procesit të stabilizim–asociimit, përkatësisht:

  • Planifikimin dhe monitorimin e politikave për zbatimin e reformave për integrim evropian;
  • Raportimin tek Bashkimi Evropian (BE) mbi zbatimin e reformave;
  • Koordinimin e dialogut të reformave me BE-në dhe strukturat ndër–institucionale kombëtare për integrim evropian.

2. Funksionet Kryesore

Zyra ushtron funksionet e saj përmes:
2.1. Koordinimit të hartimit të dokumenteve kryesore kombëtare për zbatimin e reformave për integrim në BE;
2.2. Monitorimit të zbatimit të reformave;
2.3. Koordinimit të dialogut të reformave me BE-në duke ofruar mbështetje profesionale për:

  • Komitetin e Stabilizim–Asociimit BE – Kosovë;
  • Këshillin e Stabilizim–Asociimit (nën udhëheqjen e MPJD-së);
  • Këshillin Ministror për Integrim Evropian;
  • Komitetin Punues për Integrim Evropian;
  • Struktura të tjera negociuese për anëtarësim në BE.
    2.4. Koordinimit të raportimit të rregullt tek Komisioni Evropian mbi progresin e reformave.

3. Struktura Organizative

Në kuadër të Zyrës për Koordinimin e Procesit të Stabilizim–Asociimit funksionojnë:

  • Divizioni për Koordinimin Horizontal të Procesit të Stabilizim–Asociimit;
  • Divizioni për Koordinim Institucional.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors