
Prishtinë, 8 tetor 2015 – Me qëllim të bashkërendimit të punëve në kuadër të agjendës evropiane, si dhe rritjen e koordinimit midis institucioneve qendrore dhe komunale, sot zëvendësministri i Integrimit Evropian z. Ramadan Ilazi, ka marrë pjesë në takimin e rregullt të kolegjiumit të zyrtarëve komunal për Integrime Evropiane të organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK).
Në këtë takim Zëvendësministri Ilazi, ka informuar të pranishmit me zhvillimet e fundit në kuadër të procesit të Liberalizimit të Vizave ku ka kërkuar nga zyrtarët Komunal ndërmarrjen e aktiviteteve të ndryshme me qëllim informimin e qytetarëve të Komunave përkatëse se çfarë nënkupton liberalizimi i vizave, në mënyrë që të shmangen keqkuptimet që ekzistojnë si dhe qytetarët të informohen drejt.