Raportet
Me 18 Korrik 2018, në Raportin e fundit lidhur me progresin e Kosovës në përmbushjen e kritereve të dala nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova ka përmbushur edhe dy kriteret e fundit për liberalizimin e vizave: Krijimi i një regjistri të hetimeve, vendimeve të formës së prerë të gjykatave dhe konfiskimeve lidhur me rastet e profilit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Komisioni Evropian në tërësi ka miratuar 4 raporte mbi progresin e Kosovës në dialogun për viza. Këto raporte përmbajnë një vlerësim të progresit të arritur nga Kosova, rekomandimet për institucionet e Kosovës dhe të dhënat statistikore në lidhje me ndikimet në migrim dhe në fushën e sigurisë nga regjimi pa viza.
Propozimin për heqjen e kërkesave për viza për qytetarët e Kosovës Komisioni Evropian e paraqiti më 4 Maj 2016, ku theksohej domosdoshmëria e përmbushjes së plotë të dy kritereve të cilat janë vendimtare për përmbylljen e procesit:
- Krijimi i një regjistri të hetimeve, vendimeve të formës së prerë të gjykatave dhe konfiskimeve lidhur me rastet e profilit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit,
• Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Në Raportin e fundit të publikuar në Korrik 2018 u konfirmua përmbushja e të gjitha kritereve.
Bazuar në këtë raport, me ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi më 21 mars 2018 është përmbushur edhe njëri nga dy kriteret e mbetura. Kurse sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Komisioni ka monitoruar të arriturat në këtë fushë dhe ka mbajtur një mision teknik në Kosovë më 3-4 maj për të vlerësuar më tej progresin e bërë. Pas të dhënave të pranuara nga institucionet e Kosovës si dhe misionit vlerësues të përfaqësuesve të KE-së, u konfirmua se autoritetet e Kosovës kanë krijuar një regjistër të qëndrueshëm të hetimeve dhe vendimeve gjyqësore të formës së prerë në rastet që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke përmbushur edhe kriterin e fundit.
Kurse, rekomandimeve të cilave Komisioni u kushtoi rëndësi të veçante në Raportin e dhjetorit 2015 ishin:
- Transferimi një numri të mjaftueshëm të gjykatësve, me stafin e duhur mbështetës, të departamenteve të krimeve të rënda në të gjitha gjykatat në Kosovë;
- Krijimi i një regjistri të hetimeve, vendimeve të formës së prerë të gjykatave dhe konfiskimeve lidhur me rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke i dhënë koordinatorit qendror për krime të rënda dhe korrupsion mandatin dhe burimet për të udhëhequr ekipe multi-disiplinare të hetimeve financiare dhe për të monitoruar rastet e tilla;
- Të sigurohet pavarësia operacionale e Organit Shqyrtues të Prokurimit. Planet e rrepta të integritetit duhet të zbatohen për të mbrojtur pavarësinë e këtij organi dhe Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik;
- Demonstrimi se Kosova ka zbatuar legjislacionin e saj të ndryshuar sekondar mbi ndryshimin e emrit;
- Të bëhet ndarja e Fondit për Riintegrim, me fokus në ofrimin e asistencës për punësim, themelimin e bizneseve të vogla, aftësimin profesional dhe kurset e gjuhës për fëmijë.
- Kuvendi i Kosovës të ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi;
- Kosova duhet të monitorojë arsyet për shkallën e ulët të njohjes së azil kërkuesve;
- Në mënyrë që të përmbushen plotësisht kërkesat lidhur me të drejtat themelore lidhur me lirinë e lëvizjes, Kosova duhet të sigurojë hapësirat e duhura dhe të sigurojë pavarësinë e plotë buxhetore të Institucionit të Avokatit të Popullit
Në Raportin e fundit të publikuar me 18 Korrik 2018 u konfirmua përmbushja e të gjitha kritereve. Bazuar në këtë raport, me ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi më 21 mars 2018 është përmbushur edhe njëri nga dy kriteret e mbetura. Raporti i fundit gjithashtu konfirmon se Kosova vazhdon të përmbushë të gjitha kriteret e tjera të përcaktuara në Udhërrëfyesin e Liberalizimit të Vizave në lidhje me ri-pranimin dhe ri-integrimin, sigurinë e dokumenteve, migrimin dhe menaxhimin e kufijve, rendin dhe sigurinë publike dhe të drejtat themelore që lidhen me lirinë e lëvizjes.
Gjatë vitit 2022, qeveria e Kosovës ka punuar ngusht me Komisionin Evropian dhe Presidencën Çeke të BE-së për ta kthyer në agjendë të Këshillit të BE-së këtë temë. Qeveria e Kosovës me 12 gusht, 2022 ka dërguar një raport të përditësuar teknik tek Komisioni Evropian me theks në arritjet në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupcionin e krimit të organizuar, riatdhesimin, menaxhimin e azilit e migrimit. Pas vlerësimit pozitiv të këtij përditësimi presidenca Çeke e ka vendosur në agjendën e Këshillit në grupin punes të vizave, duke e zhbllokuar proçesin i cili kishte ngelur i bllokuar për 4 vite.
Pas procedurave të vendim marrjes dhe dialogut tri-laeral mes Komisionit Evropian, Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian me 9 mars 2023 Këshilli i Ministrave miratoi njëzëri vendimin për liberalizim të vizave.
Me 18 prill të vitit 2023, Parlamenti Evropian ka miratuar Rregulloren (BE) 2023/850 – dhe plotësim ndryshimin e Rregullores (BE) 2018/1806 për të shtuar Kosovën në listën e atyre territoreve shtetasit e të cilëve janë të përjashtuar nga posedimi i vizës.
Rregullorja e BE-së 2023/850 është publikuar në gazetën zyrtare të BE-së dhe ka hyrë në fuqi me 15 maj, 2023. Sipas saj qytetarët e Kosovës me pasaporta biometrike do ta gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza për vizita afatshkurta duke filluar nga 1 janari, 2024.
Për më shume informata: