Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Thirrja për propozime për të drejtat dhe pjesëmarrjen e fëmijëve nga Programi CERV e hapur deri më 26 mars

2 Shkurt, 2024

Në kuadër të Programit të BE-së “Citizens, Equality, Rights and Value – CERV” (“Qytetarët, Barazia, Të Drejtat dhe Vlerat”) është hapur thirrja që synon mbështetjen, avancimin dhe zbatimin e politikave gjithëpërfshirëse për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve, duke përfshirë të drejtën për pjesëmarrje.

Prioritetet kryesore të thirrjes janë: shëndeti mendor i fëmijëve, përfshirja e perspektivës së të drejtave të fëmijëve në nivel kombëtar dhe lokal, angazhimi dhe pjesëmarrja e fëmijëve, si dhe kuptimi i të drejtave demokratike, të cilat fillojnë që në fëmijëri.

Kjo thirrje fokusohet në zbatimin e veprimeve dhe rekomandimeve në nivel të BE-së, kombëtar dhe lokal të përcaktuara në fushat përkatëse të Strategjisë së BE-së për të drejtat e fëmijës. Projektet mund të jenë nacionale ose transnacionale, mirëpo inkurajohen veçanërisht ato transnacionale.

Afati i fundit për dorëzim të propozimeve është data 26 mars 2024.

Për informata të hollësishme, udhëzime për aplikim, dhe dorëzim të propozimeve vizitoni Portalin e Financimit dhe Tenderëve të BE-së: https://shorturl.at/bdEJS

Kjo thirrje paraqet një mundësi të vlefshme për organizatat nga Kosova që synojnë të kontribojnë në avancimin e të drejtave dhe pjesëmarrjes së fëmijëve.

CERV është programi më i madh i BE – së në fushën e të drejtave të njeriut, kujtesës evropiane dhe bashkëpunimit në hapësirën evropiane dhe të vendeve që aspirojnë t’i bashkohen BE -së. Republika e Kosovës ka nënshkruar marrëveshjen me Bashkimin Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në CERV në dhjetor të vitit 2023.

 

 

Last modified: 2 Shkurt, 2024

Comments are closed.