Takim me ministrin e Jashtëm të Italisë Paolo Gentiloni

Prishtinë, 23 dhjetor 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z.Bekim Çollaku, ka shoqëruar zëvendëskryeministrin e parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, në takimin që mbajtën me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Paolo Gentiloni. Gjatë takimit u diskutua për të arriturat e Kosovës, duke përfshirë hyrjen në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Asociimit, dhe raportin pozitiv në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave. Pala kosovare theksoi se Kosova pret rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët në fillim të vitit të ardhshëm. Po ashtu u tha se  Kosova dhe Italia gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale. Ndërkaq, shefi i diplomacisë italiane, Paolo Gentiloni, nënvizoi se Italia mbështet dinamikën e marrëdhënieve mes BE-së dhe Kosovës dhe se e përkrah aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare. Gentiloni u pajtua se duhet të thellohet bashkëpunimi ndërshtetëror në rrafshin ekonomik, por edhe në fushën e sigurisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors