Prishtinë, 15 maj 2020 – Sot, Ministri në detyrë për Integrim Evropian Blerim Reka mori pjesë në diskutimin online të organizuar nga Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GmbH / GIZ në Kosovë. Rezultatet e Samitit të Zagrebit, të kuptuarit e Metodologjisë së Re të Zegjerimit, pritjet nga e Ardhmja e Evropës, dhe përgatitja dhe aplikimi i Kosovës për Statusin e Kandidatit u diskutuan dhe u shkëmbyen pikëpamjet, në mes të z. Blerim Reka, Ministër në detyrë në MIE dhe Z. Armend Zemaj, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, z.Mark Barrett, Drejtues i Ekipit të GIZ për procesin e integrimit në BE në Kosovë, si dhe z. Dragan Tilev, ekspert i angazhuar nga GIZ për integrim Evropian, të mbështetur nga Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH në Kosovë. Procesi i integrimit në BE vazhdon të konsiderohet si emërues i përbashkët në të gjithë institucionet e Kosovës.
Last modified: 5 Gusht, 2022