Rreth nesh
Misioni ynë është përmbushja e reformave të nevojshme për Kosovën për arritjen e standarteve evropiane në rrugëtimin e vendit drejt BE-së. Ne e arrijmë këtë synim duke i harmonizuar politikat e Republikës me ato të Bashkimit Evropian dhe duke mbajtur një dialog gjithëpërfshirës dhe të vazhdueshëm. Si vend demokratik, me pikëpamje pro-perëndimore dhe mbështetje të gjerë të qytetarëve të saj në rrugën e integrimit të shtetit tonë në istancat evropiane, objektivi strategjik kryesor është pikërisht integrimi në BE. Jemi të përkushtuar dhe angazhuar maksimalisht në arritjen e këtij objektivi. Republika e Kosovës sjell vlera unike evropiane të qytetarëve të saj dhe institucioneve të shtetit.