Aktet Ligjore të Përkthyera të Legjislacionit të BE-së
Në saje të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të datës 26 Mars 2014, ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë për përkthimin e legjislacionit të BE-së në gjuhën shqipe si dhe bashkëpunimit në sferën e përafrimit të legjislacionit, Ministria e Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë i ka dorëzuar Ministrisë së Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës disa akte të legjislacionit evropian të përkthyera në gjuhën shqipe, material ky i ofruar në kuadër të themelimit të bashkëpunimit në mes të dy qeverive për t’u avancuar në sfidën e përbashkët të dy shteteve në procesin e integrimit në BE.
Në bazë të marrëveshjes në fjalë, palët e dy vendeve kanë krijuar Komisionin Teknik për koordinimin e përkthimit të Legjislacionit të Bashkimit Evropian – “acquis” në gjuhën Shqipe, si dhe bashkëpunimin në sferën e përafrimit të legjislacionit.
Komisioni në zbatim të Nenit 3 të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ka këto kompetenca:
– Në bashkëpunim me sektorët respektivë të përkthimit përcakton dhe koordinon kalendarin vjetor të legjislacionit të BE-së që duhet të përkthehet në gjuhën shqipe nga secila palë;
– Përcakton procedurat e unifikuara të përkthimit dhe verifikimit të legjislacionit të BE-së në gjuhën shqipe nga palët;
– Miraton versionet e çertifikuara të akteve të përkthyera në gjuhën shqipe.
Komisioni në punën e tij do të ndihmohet nga Sekretariati i përbërë nga palët.
Dokumente
Aktet Ligjore të Përkthyera të Legjislacionit të BE-së
Rregullore (KE) Nr 1592/2002 e Parlamentit Evropian dhe Këshillit e 15 Korrikut 2002 për rregullat e përbashkëta në fushën e aviacionit civil dhe themelimin e një Agjencie Evropiane për Sigurinë e Aviacionit (Tekst kuptimi i të cilit lidhet me EHP-në)
18 Gusht, 2022
Aktet Ligjore të Përkthyera të Legjislacionit të BE-së
Direktivë e Komisionit 2005/62/KE, datë 30 shtator 2005, në zbatim të Direktivës 202/98 KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit në lidhje me standardet dhe normat Komunitare, në lidhje me sistemin e cilësisë për qendrat e gjakut (
18 Gusht, 2022