Zëvendësministri Ilazi takon studentët e Universitetit Amerikan-Qendra në Bruksel

Prishtinë, 10 prill 2015– Zëvendësministri për Integrime Evropiane z. Ramadan Ilazi, ka takuar sot një grup të studentëve nga Universiteti Amerikan – Qendra në Bruksel me të cilët ka folur për progresin dhe sfidat e Kosovës në procesin e integrimit evropian. Zëvendësministri Ilazi, përsëriti se ky vit është i rëndësishëm për perspektivën evropiane të vendit dhe se populli dhe Qeveria e Kosovës presin që këtë vit të nënshkruajnë MSA-në dhe përfundojnë me sukses procesin e liberalizimit të vizave. Ndërkaq studentët u interesuan të dinin për raportet e Kosovës me shtetet fqinje me theks të veçantë me Serbinë, për mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, për tolerancën ndërfetare si dhe për sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, për çka zëvendësministri Ilazi, u ofroi sqarime në detaje.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors