Zëvendësministri Ilazi takohet me Avokatin e Popullit

Prishtinë, 7 korrik 2015 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian,z. Ramadan Ilazi, është pritur sot në takim nga z. Hilmi Jashari, i sapozgjedhur Avokat i Popullit i Republikës së Kosovës  të cilit i ka dëshiruar suksese në detyrën e re.

Gjatë këtij takimi kanë diskutuar për arritjet dhe sfidat e Institucionit të Avokatit të Popullit e sidomos në aspektin e mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut që përbën edhe një shtyllë kryesor në marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian.

Me këtë rast z. Ilazi dhe z. Jashari janë shprehur të gatshëm të thellojnë bashkëpunimin midis dy institucioneve në të mirën e përparimit të agjendës evropiane dhe përafrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors