Zëvendëskryeministri Bislimi takoi shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros

Prishtinë, 18 shtator 2025

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros.

Fokus i diskutimit ishte bashkëpunimi mes qevrisë dhe UNDP. Z. Queiros e informoi zëvendëskryeministrin rreth zhvillimeve në raport me zbatimin e projekteve të financuara nga partnerët ndërkombëtarë si dhe Qeveria.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi udhëheqësin e UNDP Nuno Queiros për informimin e përgjithshëm dhe për efikasitetin e treguar në bashkëpunimin dypalësh, duke dëshmuar kështu maturitetin e kësaj organizate.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors