Zëvendës Ministrja, znj. Statovci Demaj në vizitë zyrtare në Bruksel

Bruksel, 21 mars 2017. – Zëvendës Ministrja për Integrim Evropian, znj. Anila Statovci-Demaj po zhvillon vizitë zyrtare në Bruksel, ku hapi takimin e parë të Nënkomitetit të Bujqësisë dhe Peshkatarisë në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Zëvendës Ministrja do të takohet me përfaqësues të nivelit të lartë të Institucioneve të BE-së. Gjatë këtyre takimeve Zëvendës Ministrja me bashkëbiseduesit do të diskutojë për proceset që ndërlidhen me reformat evropiane në kuadër të MSA, Agjendën Evropiane të Reformave si dhe hapat e fundit për procesin e liberalizimit të vizave.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors