Zëvendës Ministri Kasapolli priti në takim Ambasadorin e porsaemëruar të Luksemburgut në Kosovë, Z. Léon Delvaux

Prishtinë, 18 korrik 2013 – Zëvendës Ministri i Integrimit Evropian i Republikës së Kosovës, Gëzim Kasapolli priti në takim Ambasadorin jorezident  të Luksemburgut në Kosovë, Z.  Léon Delvaux.

Në takim u diskutuan çështjet më aktuale për kosovën si për avancimin e Kosovës me agjendën Evropiane, procesin e Liberalizimit të Vizave dhe hapat që është duke i marrë Qeveria e Kosovës për ta parandaluar fluksin e azil kërkuesve nga Kosova. Poashtu u diskutua edhe përmirësimin e raporteve ndërfqinjësore me Serbinë.

Zëvendës Ministri Kasapolli e falënderoi ambasadorin Delvaux për përkrahjen e Luksenburgut për Kosovën, poashtu përkrahu fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut.

Nga ana e tijë Ambasadori Delvaux, deklaroi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona do të fuqizohen dhe Luksenburgu do të mbetet adresë ku Kosova do të gjej përkrahje në rrugën e sajë drejt integrimit Evropian dhe zhvillimit ekonomik dhe social. fuqishëm në forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve.

Ambasadori Delvaux po ashtu shprehu konsideratën për arritjet e deritashme të Republikës së Kosovës.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors