Zëvendës Ministri Kasapolli priti delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Prishtinë, 25 shkurt 2013 – Zëvendës Ministri i Integrimit Evropian z. Kasapolli priti në një takim zëvendës Drejtorin e Kabinetit të Sekretarit të Pergjithshem të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës z. Matjaz Gruden së bashku me Këshilltarin Politik në Drejtoratin për Këshilldhënie Politike, z. Uwe Muller.

Gjatë takimit u diskutua për ecurinë e nocionit të sapo themeluar “kapacitetit funkcional” si dhe mënyrën se si të promovohet ndërveprimi më i shtuar.

Z. Gruden tha që Këshilli i Evropës nuk mund të lejojë që një vend si Kosova të jetë jashtë agjendës së tyre për shkak të mosmarrëveshjeve rreth statusit. Ai shtoj më tej se Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate është një dashamirës shumë i madh i Kosoës dhe është duke shikuar të gjitha mundësitë se si të bashkëpunojmë me vendin tuaj.

Rezoluta e fundit në Asamblenë Parlamentare tregon një hap të rëndësishëm në këtë drejtim ku edhe iu hap dera bashkëpunimit të ndërsjellë pa marrë parasysh statusin e Kosovës.

Nga ana tjetër Z. Kasapolli falënderoi delegacionin për vizitën e tyre, duke potencuar se Kosova është një vend me frymë demokratike dhe ku repsekti për të drejtat e njeriut dhe të komuniteteve tejkalon edhe standardet evropiane. Kushtetuta e Kosovës i ka dhënë aplikim të drejpërdrejtë Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe kjo tregon konceptin e shtetit të Kosovës ku të drejtat e individit si person dhe si pjesë e kolektivitetit janë në qendër të vëmendjes në bazë të së cilave është bërë ndërtimi institucional deri më tani dhe që do të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors