
Tiranë, 31 mars 2017 – Dy Zëvendës Ministret gjatë vizitës zyrtare ne Tiranë kanë takuar homologet e tyre të Ministrisë së Integrimit Evropian si dhe homologët nga ministritë e tjera relevante me të cilat ka bashkëpunim.
Gjatë takimit me Zëvendës Ministret e Integrimit Evropian, znj. Xhixho dhe znj. Cani kanë diskutuar për proceset dhe sfidat e Shqipërisë për integrimin në Evropë. Me Zëvendës Ministren e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, znj. Gjebrea Hoxha kanë diskutuar për menaxhimin e periudhës para dhe pas liberalizimit të vizave (Post Visa Mechanism) ndërsa me Zëvendës Ministrat e Arsimit dhe Sportit, z. Dimraj dhe znj. Malaj kanë diskutuar për përvojën dhe aplikimet në programet e BE-së, veçanërisht ato në fushën e arsimit si Erasmus dhe Horizont 2020.
Në fund të këtyre takimeve u theksua edhe njëherë rëndësia e veçantë që ka bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në çështjet që janë të rëndësishme për rrugëtimin në integrimin evropian.
