Bruksel, 18 nëntor 2015 – Delegacioni i Kosovës në Bruksel pjesë e së cilit është ministri i Integrimit Evropian z. Bekim Çollaku, është takuar sot me Presidentin e Parlamentit Evropian, z. Martin Schultz.
Gjatë takimit me z. Schultz kanë biseduar për rrugën evropiane të Republikës së Kosovës, përfshirë përfundimin e shpejtë të procedurave të pajtimit të MSA-së nga ana e Parlamentit Evropian, dhe mbështetjen e këtij institucioni për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Po ashtu palët kanë biseduar edhe për zhvillimet politike në Kosovë.