Stafi MIE-së vazhdon me fushatën senzibilizuese në komunitet për liberalizim të vizave

Prishtinë, 27 shtator – 6 tetor 2016 – Në kuadër të fushatës vetëdijësuese për procesin e liberalizimit te vizave dhe rreziqet e migrimit të parregullt, Departamenti për Kritere Politike pranë Ministrisë së Integrimit Evropian në bashkëpunim me organizatën ‘Voice of Roma, Ashkali and Egyptian’ zhvilluan takime me komunitetet. Këto takime u mbajtën në Gadime, Dubravë, Gjyrkovc, Berivojcë dhe në qytetin e Podujevës, ku pjesëmarrësit u njoftuan më hollësisht me rrjedhën e procesit të vizave, mundësitë që liberalizmi i vizave ofron për qytetarët e Kosovës si dhe pasojat në rast të shkeljes së rregullave të lëvizjes së lirë.

 

Për të ndihmuar më shumë në informimin e qytetarëve në këtë drejtim, u shpërndanë materiale informuese për të pranishmit.

Për më shumë informata rreth procesit te liberalizimit të vizave ju lutem vizitoni web-faqen:

http://www.visalib-ks.net/web/sq/

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors