Rekomandimet e mbetura për liberalizimin e vizave do të zbatohen deri në qershor

Prishtinë, 2 prill 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku është pritur sot në takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Atifete Jahjaga me qëllim të bashkërendimit të veprimeve ndërinstitucionale për përmbushjen e rekomandimeve të mbetura në kuadër të dialogut për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Gjatë këtij takimi, u pajtuan që deri në qershor të zbatohen të gjithë rekomandimet e mbetura për liberalizimin e vizave. Ndryshe së shpejti pritet takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian ku do të diskutohen dhe vlerësohen hapat e përbashkët në përmbylljen me sukses të këtij procesi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors