Në Bruksel diskutohet progresi i arritur në procesin e liberalizimit të vizave

Prishtinë, 29 korrik 2013 – Sot në Bruksel është mbajtur takimi i tretë i zyrtarëve të lartë për liberalizim të vizave në mes të Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian, respektivisht Drejtoratit Gjeneral për çështje të Brendshme. Delegacioni i Kosovës udhëhiqej nga Ministrja Çitaku dhe Ministri Rexhepi si dhe koordinatorët teknik për liberalizim të vizave nga Ministritë relevante.

Gjatë këtij takimi Ministrja Çitaku dhe Ministri Rexhepi informuan zyrtarët e Komisionit Evropian për progresin e arritur në të gjitha blloqet për liberalizim të vizave, me theks të veçantë i’u prezantua zbatimi i rekomandimeve të deritanishme dhe planet për javët dhe muajt në vijim.
Ministrja Çitaku  prezantoi të arriturat në finalizimin e kornizës ligjore dhe strategjike që ndërlidhet me këtë proces si dhe me të arriturat kryesore që institucionet e Republikës së Kosovës i kanë arritur së bashku me ata të EULEX-it, Zyrës së BE-së në Kosovë dhe partnerëve tjerë ndërkombëtarë.

Përderisa Ministri Rexhepi informoi të pranishmit për të arriturat konkrete që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës kanë ndërmarrë deri më tani. Dhe në fund të takimit u dakorduan për hapat e mëtutjeshëm, respektivisht misionet vlerësuese për monitorimin e zbatimit të kritereve për Liberalizim të Vizave.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors