Ministrja Hoxha uron Ditën e Kushtetutës, Kushtetuta është frymëzim për vlerat integruese

9 Prill 2019 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës, duke potencuar se është ndërtuar nga vullneti dhe e drejta e qytetarëve me plot respekt për lirinë, dinjitetin dhe të drejtat e secilit qytetar pa dallim.

Këtu, ne gjejmë frymëzim, për ecjen tonë, drejt vlerave integruese euro-atlantike. Ne do të jemi përjetësisht falënderues ndaj kontribuuesve për këtë të arritur, ka shkruar Ministrja Hoxha në rrjetin social.

Ja postimi i Ministres Hoxha në fb:

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është vepra më madhore pas pavarësisë tonë, e ndërtuar nga vullneti dhe e drejta e qytetarëve me plot respekt për lirinë, dinjitetin dhe të drejtat e secilit qytetar pa dallim, të deklaruara mbi konventat e pranuara ndërkombtarisht.

Kjo vepër e ndërtuar mbi traditën më përparimtare të qytetarëve tonë, përbën gurin themeltar dhe krenarinë e gjeneratës së pavarësisë, në shërbim të nevojave, mundësive dhe synimeve të vendit tonë.

Këtu, ne gjejmë frymëzim, për ecjen tonë, drejt vlerave integruese euro-atlantike. Ne do të jemi përjetësisht falënderues ndaj kontribuuesve për këtë të arritur.

Qytetarë të vendit tim, gëzuar Dita e Kushtetutës!”

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors