Ministrja Hoxha takon policet për 8 Mars: Përfshirja e grave në siguri, fuqizon shtetin

Prishtinë, 7 Mars 2019 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim, përfaqësueset e Shoqatës së Grave Police të Kosovës, me rastin e festës së 8 Marsit.

Përfshirja e gruas në institucionet e sigurisë, ka shkruar Ministrja, është pjesë e fuqizimit të shtetit dhe shtetësisë tonë.

Ja postimi i Ministres Hoxha në fb:

“Fusha e sigurisë, është fushë tejet e ndjeshme dhe e rëndësishme e veprimtarisë institucionale, andaj, përfshirja e gruas në to, është pjesë e fuqizimit të shtetit dhe shtetësisë tonë.

Takimi me përfaqësueset e Shoqatës së Grave Police të Kosovës, me rastin e festës së 8 Marsit, e vlerësoj si shumë të rëndësishme, ngase policet e Republikës së Kosovës, i kontribuojnë sigurisë dhe është ndër institucionet më të besueshme të vendit tonë.

Police të Kosovës, urime dhe gëzuar 8 Marsi!”

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors