Ministrja Hoxha: Presim nga COWEB që të njoh progresin tonë

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në takimin e përbashkët me anëtarët e Grupit të Punës për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB), të cilët po qëndrojnë në Kosovë ku u informuan për angazhimet e deritashme për liberalizimin e vizave si dhe për hapat e mëtejmë për këtë proces.

Ministrja Hoxha, ka theksuar se anëtarët e COWEB-it janë njoftuar, lidhur me reformat e ndërmarra në fusha të ndryshme me theks të veçantë për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe përkushtimin për vazhdimin e reformave nga Agjenda Evropiane.

Ne me përkushtim të plotë kemi kryer detyrat tona sa i takon liberalizimit të vizave duke vënë prioritet nacional edhe procesin integrues, ka theksuar Ministrja Hoxha, duke shtuar se pret përshpejtimin e këtij procesi, sepse janë realizuar të gjitha kushtet nga udhërrëfyesi dhe sivjet presim të realizohet lëvizja e lirë.

Ministrja ka ofruar të dhëna për anëtarët e COWEB-it për përparimin e Kosovës në agjendën evropiane, duke vlerësuar se liberalizimi i vizave sjell ndryshim rrënjësor në të gjitha fushat me interes për Kosovën.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors