Ministrja Hoxha fton qytetarët t’i njohin rregullat e lëvizjes së lirë

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka theksuar se “jemi të përkushtuar ta informojmë secilin qytetarë për lëvizjen e lirë, të drejtat dhe obligimet por edhe rreziqet nga mosrespektimi i këtyre rregullave”, duke shpërndarë edhe dy fletëpalosje për rregullat e lëvizjes së lirë.

Ja postimi i saj në rrjetin social:

“Respektimi i rregullave, është parim thelbësor në zonën Shengen.Ne jemi gati të jemi pjesë e vlerave integruese evropiane, të lëvizim të lirë në zonën Shengen, duke respektuar të gjitha rregullat.

Ne jemi të përkushtuar ta informojmë secilin qytetarë për lëvizjen e lirë, të drejtat dhe obligimet por edhe rreziqet nga mosrespektimi i këtyre rregullave.

Andaj, t’i mësojmë dhe t’i respektojmë rregullat për lëvizjen e lirë! Ju ftoj që këtë fletëpalosje, ta shpërndani edhe për miqtë tuaj.

Faleminderit!”

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors