Ministrja Çitaku priti një delegacion nga Organizata e Kombeve të Bashkuara

Prishtinë, 4 qershor 2014 – Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku , ka pritur sot në takim një delegacion nga  Organizata e Kombeve të Bashkuara, i  cili kryesohej nga z. Edmond Mulet, Sekretari i Përgjithshëm për Operacionet në Departamentin e OKB-së i Operacioneve të Paqeruajtës.

Ministrja Çitaku gjatë këtij takimi  ka folur për proceset dhe zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, forcimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe avancimin e agjendës euro-integruese të Kosovës.
Gjithashtu,  Ministrja Çitaku  ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen që  Kombet  e  Bashkuara kanë  dhënë  dhe, po vazhdojnë të japin për Republikën e Kosovës, në të gjitha aspektet.

Ndërsa, udhëheqës i delegacionit të OKB-së Edmond Mulet ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë.

Po ashtu, z,Mulet, ka shprehur përkrahjen e mëtutjeshme për Republikën e Kosovës në proceset integruese, si dhe në proceset e tjera të rëndësishme për Kosovën.

Në këtë kontekst, Ministrja Çitaku ka theksuar rëndësinë që pas konsolidimit të shtetit të Kosovës në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë të përmbyllin me sukses misionin e UNMIK-ut në Kosovë.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors