Prishtinë 11,prill 2014. Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku, priti në takim një grup studentësh amerikan, të cilët po studiojnë në Bruksel, në fushën e integrimeve evropiane , për interesimin e studentëve në këtë takim u diskutua për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e Kosovës me BE-në, zhvillimin ekonomik dhe politik të Kosovës, bashkëpunimin rajonal , si dhe për rolin e Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare.
Me këtë rast Ministrja e Integrimit Evropian, bëri një prezantim të shkurtër për punën e kësaj ministrie , agjendën evropiane, si dhe për perspektivën e gjithë rajonit drejtë Bashkimit Evropian.
Rruga drejt integrimit Evropian, do t’i ndihmoj Kosovës në ndërtimin e institucioneve më efikase, demokratike dhe të qëndrueshme për një zhvillim afatgjatë. Agjenda evropiane e Kosovës gëzon mbështetjen e gjithë spektrit politik në vend, tha me këtë rast ministrja Çitaku.
Ministrja Çitaku, për interesimin e studentëve foli edhe për rolin e organizatave ndërkombëtare në lidhje me proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, ajo shprehu një falënderim të veçantë për të gjitha organizatat ndërkombëtare, ShBA-të, BE-në për mbështetjen e dhënë për Republikën e Kosovës.
Në këtë takim studentët patën mundësi të njoftohen më hollësisht me rrjedhat e Integrimit Evropian , si dhe për çështje, të cilat ata dëshirojnë të kanë njohuri në detaje në mënyrë që të kenë një imazh më të qartë për Kosovën dhe proceset integruese të saj.