Ministrja Çitaku priti Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, z. Lars Wahlund

Prishtinë, 10 dhjetor 2012 – Ministrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku priti Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, z. Lars Wahlund.

Me këtë rast u diskutua  për zhvillimet e fundit në Kosovë lidhur me marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, si dhe për punët që i paraprijnë procesit për Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, gjithashtu u vë në pah gatishmëria e Qeverisë Suedeze për t’i ndihmuar Qeverisë së Kosovës në procesin e integrimit Europian.

Ministrja Çitaku falënderoi gatishmërinë dhe eksperiencën e qeverisë Suedeze në lidhje me integrimet Europiane duke potencuar se Integrimi Evropian për Kosovën është ndër prioritetet kyçe dhe se i gjithë potenciali institucional është i fokusuar për një avancim sa më të shpejtë në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, Ambasadori z. Lars Wahlund e siguroi Ministren që do të jetë një zë shumë i fuqishëm i proceseve të integrimit të Republikës së Kosovës në Unionin Europian.

Ministrja Çitaku theksoi se Qeveria e Kosovës është duke punuar në plotësimin e kushteve dhe kritereve të përcaktuara nga Komisioni Evropian dhe e gjithë përgjegjësia që bie mbi Qeverinë e vendit do të realizohet në përpikëri.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors