Ministrja Çitaku priti Ambasadoren e sapo emëruar të Francës në Kosovë, zj. Maryse DAVIET

Prishtinë 14 dhjetor 2012 – Ministrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku priti Ambasadoren e Francës  në Kosovë, zj. Maryse DAVIET, të cilën e njoftoi me përkushtimin e Ministris së Integrimit Evropian dhe të Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e plotë të agjendës evropiane të integrimit, duke theksuar se kjo është agjenda  primare e Kosovës.

Gjatë takimit Ministrja Çitaku uroi ambasadoren Daviet për detyrën e re, si përfaqësuese e shtetit francez në Kosovë  dhe falënderoj  për përkrahjen e fuqishme që Franca ka dhënë për Kosovën në të gjitha fushat, me theks të veçantë në rrugën e Kosovës drejt bashkimit Evropian.

Ndërsa Ambasadorja Daviet vlerësoi progresin në Republikën e Kosovës, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të Francës për Kosovën,  e sidomos në proceset integruese evropiane.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors