Ministrja Çitaku dhe Ministri Rexhepi udhëtuan për në Paris

Prishtinë, 18 Nëntor 2013 – Si pjesë e qasjes së përgjithshme të Qeverisë së Kosovës ndaj agjendës Evropiane, Ministrja Çitaku dhe Ministri Rexhepi kanë udhëtuar për në Paris për një vizitë pune.

Në agjendën e takimeve për këtë javë janë zyrtarë të lartë shtetërorë dhe profesional të Qeverisë Franceze, Deputet të parlamentit Francez dhe atij Evropian, por njëkohësisht edhe zyrtarë Francez nga institucionet e Bashkimit Evropian.

Me këtë rast Minsitrja Çitaku do të pritet në takim nga Homologu i sajë, Ministri Francez për Çështje Evropiane, Z. Thierry REPENTIN.

Ndërsa Ministri Rexhepi do të takohet me Ministrin përkatës, Ministrin Francez të Punëve të Brendshme, Z. Manuel VALLS

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors