Ministrja Ahmetaj raporton para Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Republikes së Kosovës

Prishtinë, 4 Prill 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian,  znj. Mimoza Ahmetaj, raportoj sot para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian. Në kuadër të raportimit të saj, Ministrja Ahmetaj njoftoj anëtarët e Komisionit për zhvillimet kyçe në kuadër të procesit të integrimit Evropian.

Në këtë drejtim, Ministrja Ahmetaj foli për zbatimin e MSA-së, procesin e liberalizimit të vizave, prioritetet kyçe në kuadër të Agjendës Evropiane të Reformave, procesin e programimit të IPA 2016 dhe 2017, si dhe qasjen e Kosovës në Programet e BE-së.

Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Ministrja Ahmetaj njoftoj anëtarët e Komisionit për rezultatet e punës së ekipit të veçantë në kuadër të Prokurorisë Speciale për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Njëkohësisht, Ministrja nënvizoi se puna duhet të vazhdoj në kuadër të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, por në kuptimin e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave, demarkacioni është kriter i fundit i pa përmbushur.

Poashtu, sot Komisioni shqyrtoj dhe miratoj Programin për Zbatimin e MSA-së dhe vendosi që të procedohet për miratim në seancën plenare.

Anëtarët e Komisionit ftuan të gjitha institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin hapat e nevojshëm me kohë për të siguruar zbatimin efikas të obligimeve që rrjedhin nga MSA.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors