Ministri për Integrim Evropian z.Bekim Çollaku së bashku me zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Hashim Thaçi kanë zhvilluar një takim me delegacionin parlamentar të Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë të Asamblesë Nacionale të Francës.

Prishtinë, 1 Prill 2015 – Ministri për Integrim Evropian z.Bekim Çollaku së bashku me zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Hashim Thaçi kanë zhvilluar një takim me delegacionin parlamentar të Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë të Asamblesë Nacionale të Francës.

Në këtë takim u diskutuan  aspekte të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të shkëlqyera në mes të dy vendeve me fokus në zhvillimet që ndërlidhen me procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ministri Çollaku pasi falënderoi delegacionin parlamentar për mbështetjen e vazhdueshme të Francës në avancimin e agjendës evropiane për Kosovën, informoi delegacionin për angazhimet që po ndërmerren për arritjen e rezultateve konkrete lidhur me dy prioritetet kryesore të agjendës evropiane për këtë vit: nënshkrimin e MSA-së dhe përmbylljen e dialogut për liberalizimin e vizave.

Ministri Çollaku shtoi se Republika e Kosovës është duke përmbushur të gjitha obligimet e veta, prandaj presim  që edhe Brukseli të njohë këto të arritura dhe t’i shpërblejë në mënyrë meritore. E përsëris, nuk ka më vend për retorikë, Republika e Kosovës ka nevojë për hapa konkret drejt jetësimit të integrimit evropian.

Në anën tjetër kryesuesja e delegacionit francez deputetja Genviève Gosselin-Fleury përseriti qëndrimin e Francës për mbështetjen e proceseve integruese për Kosovën, duke shtuar gjithashtu se ‘Franca do të vazhdojë të mbështes Republikën e Kosovës edhe në sferën politike edhe në atë ekonomike.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors