Ministri Çollaku takon eurodeputetin Lars Adaktusson

Prishtinë, 12 dhjetor 2014 – Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku priti në takim Lars Adaktusson Deputet në Parlamentin Evropian nga radhët e Partisë Popullore Evropiane. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet kryesore në agjenden evropiane dhe hapat e ardhshëm që na presin pas konstituimit të Instutucioneve të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim ministri Çollaku foli për rrjedhën e procesit të liberalizimit të vizave, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), u diskutua edhe për trajtimin e dukurisë së migrimit të parregullt, tema këto të cilat i kontribuojnë integrimit  sa më të shpejtë të vendit në familjen evropiane.

 

Nga ana e tij Lars Adaktusson, uroi ministrin e ri Çollaku për detyrën e Ministrit të Integrimit Evropian,duke premtuar bashkëpunim, në mënyrë që të përmbushet agjenda evropiane e Kosovës.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors