Ministri Çollaku takoi ambasadoren e Holandës dhe ambasadorin hungarez

Prishtinë, 6 tetor – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, priti sot në takime të ndara ambasadoren e Holandës znj. Gerrie Willems si dhe ambasadorin e Hungarisë në Kosovë z. Laszlo Markusz.

Gjatë takimeve u diskutua për zhvillimet e tanishme në Kosovë, agjendën evropiane e me theks të veçantë për MSA-në dhe procesin e liberalizimit të vizave.

“Kosova ka përmbushur kriteret e përcaktuara dhe me të drejtë pret që BE-ja të lëviz tani me rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe nënshkrimin e MSA-së”, ka thënë ministri Çollaku gjatë takimeve.

Ndërkaq ambasadorja Willems si dhe ambasadori Markusz kanë rikonfirmuar qëndrimin përkrahës të shteteve të tyre  në drejtim të agjendës evropiane të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors