Ministri Çollaku priti në takim Ambasadorin e Italisë dhe Ambasadoren e Zvicrës në Kosovë

Prishtinë, 13 Janar 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku gjatë ditës ka pritur në takime të ndara ambasadorin e Italisë Andreas Ferrase, dhe ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang.

Në takim me ambasadorin Ferrase, ministri Çollaku ka falenderuar ambasadorin që shteti  italian në vazhdimësi ka shfaqur gatishmërinë për bashkëpunim në  marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Italisë. “Dy shtetet tona kanë  marrëdhënie të mira dypalëshe, ndërsa në kontekstin e Integrimit evropian dhe anëtarësisë në Këshillin e Evropës kemi përkrahje të plotë nga qeveria italiane”, tha minisri Çollaku.

Edhe ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, ka rikonfirmuar mbështetjen Zvicerrane për Kosovën. Ambasadorja Lang ka uruar ministrin Çollaku për zgjedhjen e tij në postin e ministrit dhe premtoi thellimin  e mëtejmë të bashkpunimit në mes të dy shteteve tona.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors