Ministri Çollaku priti Ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, z. Strasevski

Prishtinë, 4 Mars 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z.Bekim Çollaku ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, z. Ilija Strasevski me të cilin ndër të tjera kanë biseduar për bashkëpunimin bilateral dhe agjendën evropiane të rajonit.

Fillimisht, ministri Çollaku është shprehur mirënjohës për bashkëpunimin e deritanishëm  të Maqedonisë në çështjet me interes të përbashkët siç është procesi i integrimit evropian. Në këtë takim u diskutua lidhur me pregaditjet të cilat po bëhen për organizimin e takimit të përbashkët të dy Qeverive e cila do të shërbej si platformë për formalizimin e bashkëpunimit në shumë fusha duke përfshirë edhe atë të integrimit Evropian. Në këtë drejtim u konfirmua finalizimi i draft Marrëveshjes së Bashkëpunimit në procesin e integrimit evropian e cila do të nënshkruhet gjatë mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive.

Të dy bashkëbiseduesit në takim u zotuan se ndërmjet dy shteteve do të ketë një bashkëpunim edhe më intensiv përgjatë procesit te integrimit evropian.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors